Kryetari i grupit Parlamentar të Pavarur, Nimet Musai, deklaroi në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun” në Televizionin Fax News, tha se deputetët që kanë pranuar marrjen e mandatit vijnë nga listat shumë-emërore duke argumentuar se ata nuk mund të quhen si të pavarur.
Musaj tha se ky grup i sapo formuar, nuk ka asgjë me kolegët e LSI-së, duke shtuar se janë në Parlament sepse kanë treguar vlera.
“Vijmë nga një listë shumë-emërore, nuk jemi të pavarur por sistemi zgjedhor kështu funksionon. Nuk kemi asgjë me kolegët e LSI-së dhe ndodhemi në Parlament për të treguar vlera. Në momentalisht jemi një grup i vogël prej dhjetë anëtarësh por që jemi në rritje”
Musaj shprehu qëndrimin se djegia e mandateve në grup nga ana e opozitës ishte një vendim jo normal. Duke folur rreth etiketimit me të cilin deputetët që kanë pranuar mandatin janë quajtur shpesh “deputetët e rinj”, ai tha se ata nuk ishin të tillë me argumentin se është bërë një muaj që prej marrjes së mandatit.
“Në Parlament po përfaqësojmë qytetarët, shumë kolegë të LSI-së më kanë mbështetur ndërsa për marrjen e mandatit jam konsultuar me familjarët e mi. Nuk jam më pjesë e kësaj partie, por kam punuar i qetë. Qytetarët e Fierit gjithmonë më kanë mbështetur dhe votuar”, deklaroi deputeti.
Duke folur për problemet që sipas tij paraqet Kodi Zgjedhor, ai i etiketoi si “rrobë e djegur të cilën s’ke nga ta kapësh”.
Musaj adresoi një thirrje ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Ku do të arrijmë nëse PD e LSI nuk marrin pjesë në zgjedhje? Do të sjellim amendamente për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do shihni një jetë parlamentare të re”, paralajmëroi Musaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)