Një ëmbëlsirë 40 mijë euro, kështu kanë përfunduar paratë e padeklaruara të një ish-dentisti italian. Kur ju shmangni taksat, një nga problemet është pastrimi i parave, ose më saktë se ku do t’i fshehni ato.
Alberto Vazzoler, 52 vjeç për t’i shpëtuar hetimit tatimor vendosi t’i fshihte pa e menduar gjatë në furrën e shtëpisë. Kjo ishte momenti ku një gafë e tillë do të shëndërrohej në diçka të paimagjinuar, ku gjatë pjekjes së një strudeli gruaja e tij do t’i digjëte ato.
Ngjara e pazakontë e ndodhur në vitin 2016, është bërë tashmë e ditur pas akuzave që rëndojnë mbi Vazzoler për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.
Shumën prej 40 mijë eurosh e dogji Silvia Moro, ende nën hetim e akuzuar se e ka ndihmuar Vazzoler t’iu shpëtonte autoriteteve.
Ajo është përgjuar pas një mesazhi what’s app-i që i kishte dërguar motrës së saj në telefon ku shprehej se nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.
Për Guardia di Finanza pati dyshime se Vazzoleri kishte sasi të mëdha të parave cash në shtëpi dhe donte t’i fshehte për të parandaluar zbulimin e tij në ndonjë fushatë hetimore. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.
(B.L/FAXWEB.AL)