Pesë përsona kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në kanionet e Erzenit. Burimet bëjnë me dije se 5 personat kishin shkuar për të bërë ngjitje në kanion, ndërkohë që një prej shokëve kishte ndrydhur kaviljen.
Ngjarja është regjistruar poshtë shpellës së Pëllumbasit, ndërsa urgjenca mjeksore dhe policia kanë mbërritur menjëherë për t’iu ardhur në ndihmë.
Urgjenca mjeksore ka dhënë ndihmën e parë mjeksore, ndërkohë që bëhet me dije se personi i cili dëmtoi kaviljen gjatë ngjitjes është 42 vjeçari Gazmend Bugalli.
Personat kanë qenë të bllokuar në kanion që prej orës 14:00, ndërsa po ashtu bëhet me dije se lëvizja me barrel e të lënduarit ishte e pa mundur për shkak të terrenit mjaftë të vështirë.
Në këtë mënyrë është kërkuar ndihma e helikopterit të forcave të Ushtrisë, duke e transportuar të dëmtuarin në spital.