Lajmi se Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, është në pritje të ëmbël u përhap me shpejtësi në media e portale pak javë më parë.
Por deri më sot Zhupa kishte zgjedhur të mos postonte asnjë foto me barkun e rrumbullakosur apo qoftë të zbulonte gjinin e fëmijës, madje dha lajmin për shtatëzaninë e saj e kanë zbuluar miqtë.
Duket se sot Ina me një postim në Instagram, duke i’u uruar besimtarëve të krishterë Pashkët, ka zgjedhur gjithashtu të publikojë dhe një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur. Ina është kujdesur gjithashtu të zbulojë dhe gjinin e fëmijës. Nga mbishkrimi I fotos, Zbulohet se Ina Zhupa është duke pritur një djalë.
Ajo ka shkruar në foton e publikuar:“Gëzuar Pashkën miq, nga unë dhe im bir. Bekimi më i madh në jetë është familja. Ndaj ju uroj të gjithëve familjarisht mirësi, dashuri, shëndet dhe begati”.