Ka shkuar në 290 numri i viktimave në Sri Lanka, të cilët u goditën nga një sulm terrorist teksa po kryenin kremtimet e Pashkëve në kishë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u rregjistruan një valë shpërthimesh në kisha dhe hotele luksoze, ku mbeten te vrarë të paktën 290 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.
Sipas Policisë së Sri Lankës deri më tani janë arrestuar 24 persona të dyshuar si autorë të masakrës, por ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.