17:15 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krijimi i “Bindjes Demokratike”, trondit analisti: Problemet e PD-së, të hershme. Vrasja e Azem Hajdarit histori të fortësh

20:00 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krijimi i “Bindjes Demokratike”, trondit analisti: Problemet e PD-së, të hershme. Vrasja e Azem Hajdarit histori të fortësh

I ftuar në rubrikën “Opinion” analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot zhvillimet politike në vend duke i lidhur këto që me kohën e udhëheqjes së PD-së nga Azem Hajdari.

Sipas analistit, problemet e PD-së vijnë që nga koha e liderit historik të të djathtëve dhe se madje edhe vdekja e tij është një “histori të fortësh”, ku merren parasysh përplasjet partiake dhe ideore PD-PS.

Lubonja në analizën e tij nuk heziton ta cilësojë opozitën e sotme një fasadë, e cila sipas tij, me fjalë të tjera nuk bën gjë tjetër veçse i siguron Ramës opozitën që i nevoitet për të zhvilluar zgjedhjet.

Sipas Lubonjës, të thuash që Azem Hajderi ishte një idealist dhe vajza e tij erdhi me ideale është të mashtrosh. Ai shprehet se partia e re e krijuar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi është e dështuar që në nisje, duke mos patur mbështetjen e askujt por vetëm të pushtetit.

 “Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin. Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS. Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët. E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale.

Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë është të mashtrosh, është një problem i madh.
I ke dëgjuar këta të flasin njëherë për vjedhjen tek Astiri, për teatrin që po prishet, për kullat që do të ndërtojë Edi Rama?! I vetmi problem është demokracia në PD. Më fal po a kanë qenë këta në kohën e Berishës? Këta nuk përfaqësojnë dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje përveç se një shërbimi për Edi Ramën që të sjellë një fasadë, që ja ku e kemi opozitën. Nga pikëpamja pragmatiste nuk shkon, janë të dështuara. Këta duket që nuk kanë mbështetjen e askujt përveç se të pushtetit”, deklaroi Lubonja.

(B.L/FAXWEB)

Etiketa: azem hajdariBINDJA DEMOKRATIKEFatos Lubonjaperplasjet PD-PS
Pas

Raundi i 2 për presidencialet në Maqedoninë e Veriut, ja cilat janë qëndrimet e shqiptarëve

Para

Protesta e Astirit/ Vemja e bashkisë shpërndan tollona nafte, protestuesi: Harrojini zgjedhjet këtu

Para
Protesta e Astirit/ Vemja e bashkisë shpërndan tollona nafte, protestuesi: Harrojini zgjedhjet këtu

Protesta e Astirit/ Vemja e bashkisë shpërndan tollona nafte, protestuesi: Harrojini zgjedhjet këtu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.