Vendimi i deputetëve të rinj për të pranuar mandatin pas shpalljes së vakancave nga KQZ, me qëllim zëvendësimin e “opozitës së vjetër”, ka bërë që shpeshherë këta të fundit të etiketohen si “tradhëtar”.
Mirëpo, sesa ka ndikuar ky term ka ndikuar tek këta të fundit, një gjë të tillë kanë vendosur ta shprehin hapur dy deputetet më të reja të Kuvendit Edlira Hyseni dhe Majlinda Halili.
Gjatë një interviste televizive, dy deputetet e reja përveçse arsyes se pse pranuan të merrnin mandatin e deputetit, kanë rrëfyer edhe reagimet e tyre dhe të familjarëve të tyre për sulmet e “opozitës së vjetër”.
Mesa duket Edlira Hyseni e ka pritur me sportivitet një gjë të tillë, mirëpo ajo ka edhe një “peng” të cilin nuk heziton ta shpreh.
“Realisht asnjëherë nuk je gati për tu përballur me këtë lloj fature, ta themi. Sidomos opinioni, që është një gjë, sidomos në Shqipëri, mentaliteti shqiptar pjesën e opinionit e ka jetuar gjithmonë shumë fort. Mua më ka ndihmuar në këtë drejtim pak jetesa që kam bërë jashtë Shqipërisë, në atë idenë që secili ka opinionet e tij , nuk do iu pëlqesh të gjithëve, shpesh herë do të kritikojnë, prandaj kam bashkëjetuar pak më mirë. Më shumë kam vuajtur faktin e prindërve, familjarëve, që do të kishin mediat kundër në përbaltjen apo komentet e ndryshme ndaj meje.”-tha ndër të tjera Hyseni.
Ndërkohë, të pyetura nëse ende kanë miqësi me krerët e partive, ato janë shprehur se dikur kanë pasur raporte të mira, duke lënë të nënkuptohet krisja mes tyre.
(B.L/FAXWEB.AL)