Pas debateve të sotme me partin “Libra” gjatë regjistrimit të saj në KQZ, për faktin se kush është kreu i partisë, i ftuar në studion e Fax News Endri Tafani ka vendosur të flas në lidhje me këtë çështje.
Në lidhje me problemin juridik që ka me Blushin, ish-kreun e Libras për faktin se kush është kreu i partisë, Tafani shprehet se Blushi ka dhënë dorëheqje nga partia dhe jeta politike që nga janari i vitit të kaluar dhe normalisht sipas tij, një person i cili jep dorëheqje normalidht nuk mund ta përfaqësoi më një parti.
“Problemi nuk është përplasja në Gjykatë, problem është se si funksionon gjithë sistemi në Shqipëri, duke filluar që nga kodi zgjedhor, ligji për partitë, gjykatat dhe gjithë kuadri politik në Shqipëri.
Blushi ka dhënë dorëheqjen nga Libra që në janar të 2018, dhe është larguar jo vetëm nga partia por edhe nga jeta politike, e ka deklaruar vetë. Në momentin që një person jep dorëheqjen nga partia normalisht nuk mund ta përfaqësojë më atë politikisht sepse nuk e ka më tagrin, nuk e ka më të drejtën për ta përfaqësuar partinë.
Sot në KQZ, ajo çfarë kuptova ishte se ka një procedurë të nisur nga një person i autorizuar nga zoti Blushi për të rregjistruar partinë në KQZ si subject politik në zgjedhje.”
I pyetur nëse Blushi ka vendosur t’i kthehet politikës, Tafani shprehet se “për sa kohë ai ka autorizuar një person të marri vendime për të, atëhërë ligjërisht do të thotë se veprimet e atij personi janë veprime të tuat.”
Ndërkohë përsa i përket faktit se nëse po përdoret apo jo Blushi nga persona të tjerë të cilët mendojë ose deklarojnë se janë të autorizuar, Tafani thotë se: “ Ky person është një person I cili është vendosur nga vetë zoti Blushi si administrator i partisë. Ku je administrator nuk nevoitet një tagër, mund të merresh edhe me anën financiare nuk ka lidhje fare me këtë. Mirëpo t’i nuk mund të të autorizosh njëri në momentin kur ke dhënë dorëheqjen nga partia, pasi kur je I dorëhequr çdo autorizim bie poshtë.”
Sipas Tafanit, pas largimit të Blushit, Libra kishte mbetur pa përfaqësim politik kështu që me zgjedhjet e bëra brenda partisë u vendos që ai të ishte përfaqësues i kësaj partie, duke e regjistruar në Gjykatë, mirëpo ky vendim është ankimuar pa djeninë e tij në gjykatë. Ai shprehet se madie as nuk mund ta ankimojë një vendim të tillë për faktin se nuk ka qenë pjesë e tij.
Ai shprehet se: “ Pa dieninë time dy ish- anëtarë apo anëtarë të përtisë kishin ankimuar këtë vendim. Mirëpo mua nuk më kishte njoftuar njëri për këtë process. Minimumi që duhet të bëjnë në momentin kur duan të më heqin një tagër është të ma bëjnë me dije.
Minimumi unë duhet të jem pjesë e atij procesi dhe ky proces është zhvilluar pa praninë time dhe djeninë time. Mirëpo kjo është një diçka pa sens edhe nga ana juridike pasi që kur dikush ndërmerr një vendim juridik pa praninë tënde atëherë ky vendim nuk ka vlerë. Unë nuk shqetësohem për këtë fakt, ajo çka mua më shqetëson është kalbëzimi i sistemit sepse ka qenë po I njëjti gjykatës që më tha mua po i shqyrtova dokumentet janë në përputhje me statutin me ligjin, i po të njëjtës shkallë, i njëjti gjykatës thotë, ‘Jo tani këto nuk janë në përputhje me ligjin’. ”
Në lidhje me faktin se nëse ka pasur apo jo përplasje për çështje partie, apo ideologjie midis tij dhe Blushit, Tafani shprehet se: “Jo kontaktet e mija kanë marrë fund me Blushin kanë marrë fund që në momentin kur Blushi është larguar nga partia. Dhe se shkëputja e këtyre kontakteve ka ardhur për shkak të disa çështjeve që kanë ndodhur në Libra.”
Tafani shprehet se arsyeja pse është bërë pjesë e Libras ka qenë pikërisht për faktin se besonte se “kjo parti ndryshonte nga ato partitë e tjera ku kryetari është i përjetshëm, dhe i vendos edhe sot edhe nesër…”
I pyetur në lidhje me faktin se si ka ndërmend të ankimojë vendimin, se si mendon të kërkojë të drejtën, Tafani shprehet se: “ Në këtë vend me këtë system nuk ka asnjë llojë mënyre sei të mund të gjesh të drejtën. E bukura e kësaj situate qëndron në faktin se unë as nuk mund ta ankimojë një vendim të tëlillë pasi që unë nuk kam qenë pjesë e procesit. Duhet të jesh palë e procesit që të mund ta ankimosh. Çka do të thotë se këtu është një absurditet aq i madh ligjor saqë është e pamundur të kërkosh të drejtën.”
Ai thotë se: “Kam parë njerëz që mbledhin firma për të Librën që të hyjë në zgjedhje, një rregull i kodit kur nuk je pjesë e parlamentit, mirëpo për kë po i mbledhin këto firma kur Libra nuk ka ende përfaqësues. A nuk duhet të ketë një kryetar partia që të përfaqësohet. Zoti Blushi thotë që nuk jam kryetar i partisë madje kohët e fundit ka bërë një prenoncim ku thotë se “Jam i habitur që një gjë e tillë ka ndodhur në KQZ.” Ndërkohë që besoj se informacionin e ka basur të mjaftueshëm pasi që në Libra janë disa persona të cilët janë të punësuar në media. ”
Madje sipas tij në lidhje me këtë çështje, “statuti i partisë nuk e parashikon një delegim të kompetencave derisa të zgjidhet ngërçi politik.”