Autoritet dhe Forcat Speciale të cilët po drejtojnë hetimet për sulmin terrorist në Sri Lanka kanë bërë të mundur identifikimin e 9 sulmuesve kamikazë.
Ata pohojnë që ky sulm terrorist mund të jetë kryer nga ISIS, dhë që kanë kryer mbi 60 arrestime.
Në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes e Sri Lankës thuhet se një nga sulmuesit është një grua por që ende nuk është bërë publik identiteti i saj.
Nga identifikimet e deri më tanishme raportohet se pjesa më e madhe e sulmuesve janë njerëz që vijnë nga familje me të ardhura mesatare dhe mbi mesataren.
Autoritetet policore deklaruan që njëri nga kamikazët ka studiuar në Londër dhe gjithashtu në Australi për studimet pasuniversitare.
Kujtojmë që gjatë këtij sulmi kanë mbetur të vdekur rreth 360 persona dhe plagosur qindra të tjerë.
(J.B/FAXWEB.AL)