Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe e rëndë ka ndodhur në Australi. Një i ri ka goditur me thikë një polic në Stacionin Qendror të Sidneit. Polici Hayden Edwards po qëndronte me shpinë, kur agresori i shkon me qetësi nga pas dhe e qëllon me thikë.
Pamjet tregojnë momentin kur agresori i shkon nga pas policit me një thikë gjuetie 30 cm të gjatë dhe papritmas e godet në shpinë. Edhe pse policët i kanë drejtuar armën dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Dyshohet se agresori ka pasur probleme mendore prandaj edhe ka kryer këtë akt.
Polici i plagosur u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.