Moti sot sipas MeteoAlb do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh të shpeshta dhe vranësira të pakta. Ndërkohë në mesditë vranësirat zhvillohen në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore ku do të ketë shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
(E.K/FAXWEB.AL)