14:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gramoz Ruçi kritik me punën e RTSH-së: Deputetët nuk merakosen për punën e tyre, u jemi borxhlinj qytetarëve!

13:12 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E pyesin për vendimet e Metës, Ruçi hap Kushtetutën dhe lexon nenet

Sot në seancën plenare, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit Drejtues te RTSH, e mori fjalën edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, i cili me tone të forta kritike kërkoi që RTSH të përmirësojë rrënjësisht punën për pasqyrimin e veprimtarive të Kuvendit, transmetimet në gjuhën e shenjave dhe raportimin ndaj Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, kërkoi gjithashtu që rezolutat e hartuara nga komisionet të pasqyrojnë problemet dhe shqetësimet reale të veprimtarisë së institucioneve.

“Duke përfunduar çështjen kolegë deputetë, duke ndjekur raportin, duke parë edhe rezolutën desha të ngrija edhe unë tri çështje:

Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe ata, nëse na kanë ndjekur në këtë seancë, na shprehin pyetjen: “Ç’raportim e diskutim po bëni ju kur televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë që ju kam çuar në sallën e Kuvendit nuk i ndjek dot ato e ju diskutoni në parlament e flisni për paradat e sukseseve tuaja?”

Është i vetmi kanal televiziv që taksapaguesit shqiptarë, votuesit e tu dhe të mi ( i drejtohet z. Musa Ulqini, në një komunikim pa mikrofon nga salla), janë aksionerë në financat e TVSH-së.  Prandaj, ne të zgjedhurit e tyre, zgjedhësve tanë u jemi borxhlinj e duhet të përfshihet i gjithë debati, që kemi zhvilluar në komision dhe seancë, e kjo duhej përfshirë në rezolutë.

E dyta, vërtitet një kanal tjetër, që preku pak znj. Milva: RTSH Kuvendi. Diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten e tyre. Kur do të transmetohet Kuvendi në këtë kanal në mënyrë permanente?

Kur? Duke u përsëritur çdo vit kështu?

E treta, një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara. Kërkojnë nga ne se kur TVSH do të mundësojë të ndjekin Kuvendin përmes gjuhës së shenjave? Ndaj, raportimet në Kuvend dhe rezolutat e Kuvendit nuk duhet të jenë të rreme, duhet të jenë efektive, brenda të gjitha shqetësimeve, që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur ne këtu”, u shpreh Ruçi në fjalën e tij.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

(VIDEO) Joe Biden shpall kandidaturën për President i SHBA-ve: Nëse i japim 8 vjet Trump, do të ndryshojmë përgjithmonë

Para

Pluhur tulle, allçi/ Mjekët italianë ngrejnë alarmin: Çfarë po ndodh në Shqipëri, ka shumë fëmijë me tumore

Para
Pluhur tulle, allçi/ Mjekët italianë ngrejnë alarmin: Çfarë po ndodh në Shqipëri, ka shumë fëmijë me tumore

Pluhur tulle, allçi/ Mjekët italianë ngrejnë alarmin: Çfarë po ndodh në Shqipëri, ka shumë fëmijë me tumore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejt finales së Champions, Totti: Në këtë ndeshje jam tifoz i Interit

Kryeministri izraelit akuzon Starmer dhe liderët perëndimor, Netanyahu: Jeni në anën e gabuar të historisë! Po inkurajoni Hamasin të luftojë përgjithmonë

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.