Gjatë punimeve të sotme në Kuvendin e shqipërisë nuk kanë munguar replikat midis mazhorancës dhe opozitës. Ndërkohë ka qenë edhe vetë Kryeministri Edi Rama që ka replikuar me deputeten Rudina Hajdarin e cila gjatë fjalës së saj ka insistuar në idenë e ndryshimit sa më shpejt të sistemit zgjedhorë.
Rama i ka thënë Hajdarit se ishte marrëveshja midis tij dhe kreut demokrat Lulzim Bashës, ishte ajo që e kishte sjellë deputeten në Kuvend.
Kryeministri argumentoi se Hajdari ka arritur të marrë mandatin e deputetes në zgjedhjet e shkuara për shkak të marrëveshjes për të plotësuar kuotat gjinore në listat zgjedhore.
“Në sajë të marrëveshjes sime me Lulzim Bashën ti ke ardhur në Kuvend, pasi janë plotësuar kuotat për të pasur më shumë gra. Në këndvështrimin tim kemi një Kuvend që është më cilësor se më parë, nuk ka një sistem zgjedhor më të mirë se një tjetër, të gjitha sistemet zgjedhore që bota i ka shpikur janë demokratike. Mos e bëni këtë si një betejë morale se nuk është e tillë”, tha Rama gjatë fjalës së ti në Kuvend.