Në adresë të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur një peticion I firmosur nga 85 organizata të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor si dhe shumë njerëz të iniciuar nga Lëvizje Europiane në Serbi, duke i kërkuar që të mos shtyhet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Me anë të këtij peticioni kërkuohet që të mos shtyhet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
“Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor shpresojnë se Këshilli i Europës do t’i përmbahet premtimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor 2019”, thuhet në këtë dokument.
Sipas të përditshmesh serbe, Danas, dokumenti paralajmëron se një vonesë e mëtejshme do të ndikonte negativisht për mbështetjen e BE dhe besueshmërinë e saj në të gjithë rajonin.
Ata vlersojnë gjithashtu përpjekjet dhe guximin e liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të cilët “vendosën një model se si të zgjidhen mosmarrëveshjet dypalëshe në rajon”.
Krahas 85 organizatave të shoqërisë civile kanë firmosur edhe individë,përfshi diplomatët Ivan Vejvoda dhe Goran Svilanovic, ish minsitrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic dhe kordinatorja e RECOM, Natasha Kandic, thotë Danas.
(F.GJ/FAXWEB.AL)