Të paktën 15 vetë persona kanë vdekur dhe dy terroristë të tjerë dyshohen në arrati, pas një përplasjeje mes policisë dhe militantëve të dyshuar në lindjen e Sri Lankës në orët e vona të së premtes.
Kjo përplasje me armë u bë në një banesë e cila dyshohet se shërbente si një bazë e terroristëve, ku u gjetën dhe uniforma dhe flamuj të ISIS.
“Kishte tre shpërthime gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarit në një shtëpi në qytetin Sainthamaruthu, Kalmunai”, tha policia lokale.
Nga 15 personat e deklaruar të vdekur gjatë kësaj përplasje me armë gjashtë janë të dyshuar si terroristë dhe nëntë janë civilë, duke përfshirë gjashtë fëmijë.
Kontrollet në banesa erdhën pas së dielës së Pashkës, e cila vrau 253 vetë, duke përfshirë shumë adhurues që morën pjesë në kremtimet e Pashkëve.
Jamath Kombëtar i Teuhidit (NTJ), një grup ekstremist lokal, është fajësuar për shpërthimet, por nuk ka pohuar sulmet. ISIS mori përsipër përgjegjësinë, por nuk është provuar ende një lidhje midis sulmuesve dhe grupit terrorist.
Policia po heton marrëdhënien e mundshme të civilëve me terroristët e dyshuar.
(E.K/FAXWEB.AL)