04:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjike/ 19-vjeçarja diagnostikohet me kancer, lufton për të sjellë në jetë vajzën, nuk e sheh të rritet

08:40 | 27/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjike/ 19-vjeçarja diagnostikohet me kancer, lufton për të sjellë në jetë vajzën, nuk e sheh të rritet

Ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë, por bota për të u përmbys. Dana Scatton u diagnostikua me kancer dhe mjekët i thanë se nuk do të jetonte aq gjatë sa për të parë vajzën të rritej. Ajo ishte ende një adoleshente kur u bë nënë dhe mjekët i thanë se kishte vetëm disa muaj jetë për shkak të tumorit agresiv në kokë.

Në Janar ajo solli në jetë vajzën Aries Marie dhe nisi trajtimin për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse. 19-vjeçarja nga Pensilvania e SHBA, udhëtoi drejt Meksikës në një klinikë që pretendonte se kuronte pacientët e prekur nga ky lloj kanceri. E njëjta klinikë në të kaluarën ka dështuar të kurojë këdo me këtë sëmundje dhe mjekët shpeshherë janë akuzuar.

Pavarësisht vendosmërisë së Dana për të luftuar që të shikonte vajzën e porsalindur teksa rritej, familja e saj njoftoi pak ditë më parë gjatë Pashkëve Katolike se 19-vjeçarja u nda nga jeta.

Dana mësoi se diçka me të nuk shkonte në vitin 2017, kur përpiqej të fliste dhe të hante. Sa vinte dhe gjithçka po bëhej më e vështirë. Një ditë teksa vraponte për të kapur autobusin që të shkonte në shkollë, ajo u rrëzua dhe nuk mundej të ecte. Mendoi se të gjitha këto që i ndodhnin shkaktoheshin nga shtatzania.

Dy javë më vonë, gjatë një kontrolli rutinë të shtatzanisë, ajo i tha mjekut se çfarë kishte pësuar dhe i tregoi për dhimbjet që ndiente. Dana iu nënshtrua analizave dhe pas disa orësh mjekët i dhanë lajmin shkatërrues. Prindërit e saj lanë punën për t’u kujdesur për vajzën në muajt e fundit të jetës.

Tumori që prek trurin është nga më vdekjeprurësit dhe krijon vështirësi në frymëmarrje, kontrollon muskujt dhe nervat. Nuk ka ende kurë për të shëruar këtë sëmundje të rëndë. /tvklan.al

 

Etiketa: 19-vjecarja humb betejen me kancerinDana Scatton
Pas

Grabit filialin e postës, reperit shqiptar i ndalohet hyrja në Zvicër

Para

Si të qetësoni mendjen para gjumit që të flini më lehtë

Para
Si të qetësoni mendjen para gjumit që të flini më lehtë

Si të qetësoni mendjen para gjumit që të flini më lehtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.