Një 40-vjeçar nga burgu i Fierit është dërguar i vdekur në spital. Viktima quhet Dritan Zeqiri dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Nga raportimet e derimë tanishme Zeqiri nuk kishte shenja dhune në trup, dhe dyshimet e para janë se ka pësuar arrest kardiak.
Nuk ka ende njoftim zyrtar nga ana e Poilcisë për vdekjen e 40 vjeçarit.
Trupi i Dritan Zeqirit është dërguar në morgun e qytetit për të bërë ekspertizat e nevojshme.
(j.b/faxweb.al)