Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prizren, ku një grua ka mbytur foshnjen e saj të porsalindur. Mediat në Kosovë raportojnë se lindja është kryer në shtëpi dhe më pas gruaja ka mbytur fëmijën e saj.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa rasti është konfirmuar dhe nga ana e Policisë që thotë se trupin e fëmijës e ka gjetur në tavanin e shtëpisë. Nëna është shoqëruar nga ana e Policisë, dhe po kryhen të gjitha hetimet për rastin.
“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.
(E.K/FAXWEB.AL)