Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin e tij në Elbasan në kuadër të turit Bashkia që Duam, ku si gjithmonë ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës, që sipas tij është shndërruar në një grup rrugeçësh dhe pijanecësh.
Po ky takim i Ramës duket se është shoqëruar me siklete të mëdha te të pranishmit, që detyrohen që të qëndrojnë në shesh pavarësisht reshjeve të shiut.
Një pjesë e karrigeve janë bosh, e megjithatë Rama thotë se Elbasani nën drejtimin e PS-së ka lulëzuar. Vetë kreu i qeverisë nuk ka preferuar çadrën, dhe ka preferuar të qëndrojë në shi.