Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Policia ka shkuar në lagjen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota që shkaktuan zjarrin në këtë banesë emri i pronarit të të cilës nuk bëhet i ditur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)