Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi ka kritikuar ashpër protestën e djeshme të opozitës ku një grup qytetarësh të kryesuar nga ish-deputetët e opozitës, bllokuan rrugën në hyrëse në Shkodër për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mesi shprehet se ish- zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia me në krye të 25-30 protestuesve që kishin bllokuar rrugën, nuk lanë të kalonte edhe një makinë autombulance.
“Një mesazh nga qytetarët e Shkodrës: “Duke parë lajmet dje realisht na ka bërë shumë përshtypje sesi në rrugën hyrëse në Shkodër, ish zv ministri i Shëndetësisë Bardh Spahija me në krye të 25-30 protestuesve që kishin bllokuar rrugën, nuk lanë të kalonte edhe një makinë Autombulance.
Kjo është pamje dekurajuese dhe e tmerrshme nga një ish zv ministër shëndetësie, prezent në radhët e para të protestueve asiston dhe nuk reagon ndaj bllokimit të kalimit të Autombulancës me njerëz të sëmurë në rrugë.
Vaj me det, çfarë hajri mund të presim nga këto ???♂️”
Më poshtë paraqitet makina duke u kthyer mbrapsht nga Ura e Bahçallëkut ndërkohë që protestuesit me në krye Nokën dhe ish zv.Ministrin e Shëndetësisë e kanë mendjen tek prishja e rendit, bllokim i qarkullimit për qindra qytetarë, të cilët u bllokuan për orë të tëra në rrugë se kështu e desh Luli, pastaj kërkojnë dhe vota dhe fitore!!”, shkruan Mesi në statusin e saj ne facebook.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe ish-deputeti Bardh Spahia i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Mesi flet si një jashtëtokësore për qyetin e vet.
Spahia sqaron se ambulance ishte bosh dhe pa sirena ndezur dhe pavarësisht se ju hap rruga, drejtuesi i saj vendosi të kthehej mbrapsht.
Duke i kujtuar deputetes disa urdhëra të qeverisë për zhvendosjen e disa institucioneve nga Shkodra drejt Lezhës dhe Rrëshenit ku ajo si deputete sipas tij nuk është interesuar shprehet ndër të tjera:
“Mirëkuptoj “ndjeshmërinë” tuaj për shkak të ambicjes së parealizuar politike të momentit, por e nderuar zonjë, më lejoni t’ju kujtoj se postet shkojnë e vijnë, ndërsa qytetarët janë aty. Unë kam zgjedhur të jem me ta, pavarësisht se kë shqetëson ky vendim! Shumë miqësisht, nëse doni të vazhdoni më gjatë se dy vjet në politikë, sekreti është të jesh në anën e qytetarëve, kurdoherë”.
Reagimi i plotë:
EFEKTI “EDI RAMA” NE ME PAK SE DY VJET!
E jashtëzakonshme se si një qytetare e deputete e Shkodrës, në më pak se dy vjet pranë piktorit-kryeministër, flet si të ishte jashtëtokësore për qytetin e vet! Sapo mësova që më ka akuzuar me emër e mbiemër përmes një “denoncimi qytetar”!
E pra unë po ju përgjigjem direkt, znj. Mesi, sepse nuk më pëlqejnë përballjet me kthesa, qofshin edhe politike! Para se të përcillni akuza nominale, për gjoja pengim të një autoambulance, gjatë protestës së djeshme “duke parë lajmet”, cfarë ju pengoi të informoheshit e nderuar zonjë? Nuk i keni mundësitë? Nuk dini ku të merrni informacion? E pra po ta bënit, do ju thonin se autoambulanca ishte bosh, pa të sëmurë brenda. Ishte pa sirenë e në rradhë me mjetet e tjera. Iu hap rruga natyrisht, por shoferi vendosi të kthehej mbrapsht! Kaq e thjeshtë e vërteta zonjë! Por qartazi nuk ju intereson, sepse makthi i Edi Ramës nga protestat, që ju përcillet me urdhër, po ju dëmton edhe të kuptuarit bazik, atë që njeriu e qartëson vetë automatikisht, e nuk ka nevojë t’ia diktojë dikush. Ashtu sic nuk ju kanë interesuar megaskandalet e njëpasnjëshme te qeverisë tuaj dhe as te qënurit pa ngurruar aspak ne krah të kriminelëve dhe persekutorëve historik te Shkodres, kulturës dhe dinjitetit te qytetit tone te përbashkët.
Kuriozitet kam nëse ju ka mbërritur ndonjë mesazh denoncues nga qytetarët e Shkodrës për zjarrfikësit që u penguan në punën e tyre e u shoqëruan dje në polici, sepse teksa shkonin të kryenin detyrën, trembën kryeministrin që ka frikë edhe nga hija e vet, për shkak të zullumeve!
Po ndonjë mesazh për vendimin skandaloz të zhvendosjes së disa drejtorive rajonale nga Shkodra, në Lezhë e Rrëshen, nuk keni?
Po ju vetë e nderuar zonjë, deputete e qeverisë, a u shqetësuat të paktën për këto raste? E keni një mesazh për bashkëqytetarët? Mendoni se e ka fajin Luli?
Mirëkuptoj “ndjeshmërinë” tuaj për shkak të ambicjes së parealizuar politike të momentit, por e nderuar zonjë, më lejoni t’ju kujtoj se postet shkojnë e vijnë, ndërsa qytetarët janë aty. Unë kam zgjedhur të jem me ta, pavarësisht se kë shqetëson ky vendim! Shumë miqësisht, nëse doni të vazhdoni më gjatë se dy vjet në politikë, sekreti është të jesh në anën e qytetarëve, kurdoherë!
(F.GJ/FAXWEB.AL)