Nje ari po bën “kërdi” në delet e fermereve të Prizrenit, duke u kthyer kështu në një nga problemet kryesore të tyre.
Kohë më parë në fshatin Pouskë në Prizren, një arushë befasisht sulmoi delet e një fermeri. Nga ky sulm janë mbytur rreth 28 dele, por duket se e gjeë kjo nuk ka mbaruar këtu.
Në videot e mëposhtëme shihet ariu i ‘shfrenuar’ teksa sulmon delet e rrethuara në një vathë. I njëti ari sërish i ka mbytur 12 dele në një fermë e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në qytetin e Prizrenit.
Ariu ka tentuar ta sulmojë edhe pronarin e fermës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë. Në këtë zonë të Prizrenit shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës.
Brenda dy muajve, ky është i katërti rast që ariu e sulmon bagëtinë e fermerëve të Prizrenit. Ndërkohë ariu ka mbërritur edhe në brendësi të qytetit të Prizrenit.
Nga videoja shihet dalja e ariut nga ujërat e lumit “Lumbardhi” që përshkon parkun natyror “Marash” tepër i frekuentuar nga qytetarët e Prizrenit. Dyshohet që sulmet e ariut janë në shenjë hakmarrjeje, pasi gjuetarë ia kishin mbytur tre këlyshë.
Gjuetia ndaj arinjve është e ndaluar dhe pse kjo çështje ka kaluar në nivel qendror.