Një shqiptar me iniciale A.Z ka humbur jetën aksidentalisht gjatë kohës që ishte duke punuar në Zvicër.
Ngjarja e rendë ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të njeriut të afërt përmes një statusi në “Facebook”.
“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do të ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”-shkruajnë familjarët, raporton Albinfo.ch
Policia e Solothurn-it thotë se ditën e shtunë rreth orës 12:00, shqiptari me iniciale A.Z ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.