18:16 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja me armë në Laç, vdesin dy kushërinjtë e parë (Emrat+Video)

22:05 | 28/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë në Laç/ Plagosen rëndë 2 të rinj, dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës (Video)

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Laçit ku pas një përplasjeje me armë zjarri  kanë  vdekur persona.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se viktimat janë Mikel Jushi, 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç, kushërinj të parë, të cilët kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë dhe mësohet se janë djem xhaxhallarësh.

Autorët e ngjarjes së rëndë kanë mundur të largohen me shpejtësi duke përfituar nga rrugicat e pandriçuara në qytet.

Sipas raportimeve paraprake, dy të rinjtë nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit. Ndërkohë burimet bëjnë me dije edhe për një person të tretë të plagosur rëndë, pasi një autoambulancë është nisur me shpejtësi drejt Tiranës, mirëpo një fakt i tillë mbetet ende në kuadrin e dyshimeve pasi akoma nuk është konfirmuar gjë rrugë zyrtare nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në lagjen nr 1 në rrugën “Kosova” pas një konflikti për pazare droge gjatë kohës që kanë qenë të ulur në një lokal shumë pranë qendrës së qytetit.

Përplasja ka ndodhur brenda lokalit të ‘KF Laçit’ në qendër të qytetit, ndërkohë që vendi në atë orar frekuentohet masivisht nga qytetarët. Pas konfliktimit të rinjtë janë larguar nga lokali në një rrugicë aty pranë, ku dhe më pas janë dëgjuar të shtëna.

Kujtojmë se vetëm disa minuta më parë policia njoftoi se dy të rinjtë ishin nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ishin në gjendje kritike për jetën (lexo këtu).

Burimet thonë se policia ka mbërritur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja pavarësisht se komisariati i policisë ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, dhe momentalisht në hyrje-daljet e qytetit nuk shihet prezenca e shtuar e saj.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja quhet “KF Laçi”, shumë pranë me rajonin e policisë. Ky ambjent është i njohur në qytet për konflikte të tilla të cilat janë të herëpashershme, ndëkohë që qytetarët jashtë kamerave shprehen se ky ambjent është shumë problematik sa i takon konsumimit të hashashit.

Ndërkohë burime për Faxweb.al bëjnë dije se policia ka shoqëruar persona të cilët mendohet të jenë dëshmitar okular të ngjarjes, si dhe po sekuestrohen kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë për të bërë edhe indentifikimin e autorëve.

Në videon e mëposhtme janë disa gra të cilat mendohet të jenë të afërm të viktimave të cilat kalojnë shumë pranë vendit ku ndodhi krimi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gent jushiklevin jushiperplasje me arme ne lacvdesin 2 persona
Pas

Vizita e Ramës në Shkodër, qytetari: U takua me të dënuarin për drogë. Publikon foton

Para

Agron Duka hap ‘letrat’: Takimi me Metën fillesë për zgjidhjen e krizës, presim edhe aleatët e Ramës

Para
“Natë me Xhaxhiun”/ A do të kandidojë Agron Duka për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja

Agron Duka hap 'letrat': Takimi me Metën fillesë për zgjidhjen e krizës, presim edhe aleatët e Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Seanca e Radhës në GJKKO për “Gërdecin”: Mediu Kundërshton Akt-Ekspertizën dhe Referon Letër nga 6 Kongresmenë Amerikanë

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen USS Ford pranë Lindjes së Mesme, mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

Prokuroria Speciale shpall në kërkim ndërkombëtar Milan Radojiçiç për sulmin në Banjskë

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Avionat iranian zbarkojn në Oman/ A po arratiset presidenti?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.