Një model me emrin Tales Soares 26 vjeç ka vdekur pasi u rrëzua në pasarelë gjatë kohës që ai po sfilonte në javën e modës në San Paolo, Brazil.
Fillimisht sipas mediave të huaja, rrëzimi i tij u mendua si pjesë e performancës nga të ftuarit e pranishëm në event pasi ai ra pasi rregulloi këmishën që kishte veshur.
Ai u dërgua në spital ku u shpall dhe i vdekur.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së modelit nga autoritetet përkatëse.
26- vjeçari ishte një avokat që mbronte të drejtat e homoskesualëve.