Partia më e re politike Bindja Demokratike e krijuar pak ditë më parë ka krijuar jo pak aludime në media për faktin se kush “fshihet” prapa formimit të saj, pavarësisht deklarimeve të anëtarëve të bordit të saj drejtues se ka qenë një projekt i hershëm që tani mundi të formalizohet.
I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë”, duke folur për këtë çështje gazetari Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se “Bindjen Demokratike” e ka krijuar Patozi me porosinë e Edi Ramës me ndërmjetësinë e Mero Bazes.
Pjesë nga biseda në studio:
Myftaraj: Partinë e ka krijuar me porosinë e Edi Ramës me ndërmjetësinë e Mero Bazes. Këtë e dinë.
Zheji: Po Rama ka një alibi të fortë, thotë çfarë lidhje kam unë me Patozin.
Myftaraj: Astrit Patozi, siç e di mirë Blediani rri gjithë ditën me Mero Bazen. Dhe trusti i lojërave të fatit është ai që po e financon partinë.