Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me një tjetër shqiptar, reperin Action Bronson.
Dy këngëtarët kanë pozuar bashkë, ndërsa disa prej fotografive, Dua i ka shpërndarë në profilet e saja në rrjetet sociale.
Kujtojmë që në edicionin e fundit, dyshja ishte e pranishme në Festivalin Sunny Hill, ku i argëtuan fansat shqiptarë të muzikës në Prishtinë.
Yjet shqiptare të muzikës botërore po i ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrit dhe takohen sa herë që iu jepet mundësia.