Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve e parashikuar të zhvillohen me datë 30 Qershor, aq më tepër dalin në skenë emra të rinj që pritet të kandidojnë në këto zgjedhje.
Sipas burimeve të Faxweb.al, Ndrec Dedaj, një person i njohur si shumë i afërt me Edi Ramën dhe që drejton Bashkionë e Mirditës prej 4 vitesh, nuk është përzgjedhur nga kryeministri për një mandat të dytë.
Të njëjtat burime thonë se në vend të tij pritet të kandidojë ish-ushtaraku dhe prefekti Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi i cili ka edhe një raport shumë të mirë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë nga krahu tjetër kandidatura më e përfolur në radhët e opozitës në rast se ajo pranon të futet në zgjedhje, është ish-drejtori i Spitalit Ushtarak, Gjovalin Bushi si një kandidaturë e LSI-së.
(F.GJ/FAXWEB.AL)