Burime per Faxweb.al bëjnë me dije se është vetëdorëzuar në këto momente në Polici edhe autori i tretë i dyshuar i ngjarjes ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.
Personi i vetëdorëzuar është 23-vjeçari Manuel Bushi, banues në Laç dhe që dyshohet se është edhe ai që ka ekzekutuar dy kushërinjtë.
Kujtojmë se më herët janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës edhe dy autorët e tjerë të dyshuar të vrasjes së kushërinjve Jushi mbrëmjen e së dielës në qendër të Laçit (lexo ketu).
Faxnews raportoi më herët se janë vetëdorëzuar në Polici Markel dhe Vinçenc Bushi, pas negociatave që ka pasur mes familjarëve të tyre dhe Policisë.
Dy të rinjë, e identifikuar si Mikel Jushi, 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç, kushërinj të pare u ekzekutuan 2 ditë më parë në një atentat në qendër të qytetit të Laçit.
Burime policore raportojnë se vrasja ka ndodhur për motive banale, ndërsa dyshimet janë se autorët dhe viktimat të jenë konfliktuar dhe për prishjen e pazareve të drogës.
Lokali ku ka ndodhur ngjarja quhet “KF Laçi”, shumë pranë me rajonin e policisë. Ky ambient është i njohur në qytet për konflikte të tilla të cilat janë të herëpashershme, ndëkohë që qytetarët jashtë kamerave shprehen se ky lokal është shumë problematik sa i takon konsumimit të hashashit.