Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ka reaguar zyrtari i lartë i CDU-së gjermane, Johann Wadephul.
Wadephul shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit me Ramën ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë der më tani si dhe ka theksuar se ka ende shumë punë për të bërë përpara fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Reagimi i plotë:
Sot kam biseduar me Kryeministrin e Shqiperse Edi Rama. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë, shkruan ai në Twitter.
Nërkohë me anë të një tjetër postimi në facebook, Wadephul shprehet:
Fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim, unë e mirëprita progresin e vendit, por gjithashtu theksova se duhet të bëhen përpjekje të rëndësishme për të filluar me politikën e BE-së për mjedisin.Pas kësaj, pati një bisedë tjetër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin serb ana brnabić në axhendë. Në veçanti, temat e konferencës së Ballkanit Perëndimor ishin në qendër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)