Kanë dalë detaje të reja lidhur me avionin e ankuruar në bregetin shqiptar konkretisht në plazhin e Dhërmiut në vendin e quajtur Drymadhas (lexo këtu).
Nga Policia e Vlorës fillimisht u bë me dije se janë duke u kryer verifikimet për rastin ndërkohë mësohet se në këtë komisariat nuk është regjistruar një çështje e tillë.
Ndërsa Policia e Himarës eklaroi më herët se po merret me verifikimin e rastit se kujt i përket dhe cili është shkaku pse ai ndodhet aty.
Ndërkohë që Komisariati i Policisë së Vlorës nuk e konfirmon se avioni ndodhet në këtë zonë por thotë se ka nisur hetimet, ai i Himarës e konfirmon.
Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se avioni sportiv Mig 21, i cili ka qenë më parë i vendosur në ambjentet e një qendre tregtare në Tiranë ndodhet prej dhjetë ditësh aty dhe është në pronësi të biznesmenit Lenc Gjikuria.
Mësohet se ai është zhvendosur në Dhërmi për ta lënë si atraksion në plazhin e Drymadhës dhe është pa motor dhe jo në gjendje pune.
(F.GJ/FAXWEB.AL)