Ajax vazhdon rrugën drejt finales së madhe duke mposhtur Tottenham 1-0 në Tottenham Stadium.
Një rezultat shumë i rëndësishëm për holandezët të cilët pas një jave do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë për të siguruar finalen.
Për shumë arsye të ndryshme, ishte një pjesë e parë shumë e keqe për Tottenham. Ajax ishte skuadra më e mirë, ka pasur mundësitë më të mira dhe ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 15’ të takimit me Van de Beek.
Ajax ka shënuar në të nëntën ndeshje radhazi në Champions League, një rekord.
Sikur të mos shkonte më keq për Spurs, në fund të pjesës së parë është dëmtuar edhe Jan Vertonghen. Pas një përplasjeje me shokun e ekipit, ai ka lënduar hundën dhe mendohet se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e kthimit.
Pchettino ndryshon skemën nga tre mbrojtës në katër pas dëmtimit të belgut dhe shton forcat në mesfushë me aktivizimin e Sissoko-s.
Megjithatë Ajax mbetet mirë edhe pas pushimit duke e qarkulluar topin pa shumë vështirësi ndërsa Tottenham vazhdon të vuajë sidomos në aspektin sulmues.
Neres mund të kishte dyfishuar por fati nuk ishte me të teksa goditi shtyllën në fund të takimit.
Në fund, Ajax e menaxhoi mirë ndeshjen dhe do të kthehet në Amstedam me një fitore shumë të rëndësishme.