Ermira Gjeci, zv/ministre e Bujqësisë, e ftuar në Top Show për të folur për çështjen e sigurisë ushqimore, deklaroi se nuk është e vërtetë që përdoret allçi për djathin.
“Nëse përdorim allçi në djath, atëherë djathi nuk do të pritej dot”, deklaroi Gjeci.
“Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi”, shtoi zv/ministrja.
Kujtojmë se kjo deklaratë e Gjecit vjen pas asaj të ministrit Bledi Çuçi që thoshte se vaji i palmës nuk ishte i dëmshëm, dhe se vdekja më lehtë mund të shkaktohej nga gjalpi i lopës.
“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër.
Po luani me shëndetin e njerëzve. Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”, shprehej Çuçi. (LEXO EDHE KETU)
(E.K/Faxweb.al)