11:15 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi gati platformën e qeverisjes”, Idrizi tregon pse nuk ishte në takimin me aleatët

15:26 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi gati platformën e qeverisjes”, Idrizi tregon pse nuk ishte në takimin me aleatët

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas përfundimi të takimit me Monika Kryemadhin, është takuar veçmas me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte dje në tryezën me presidentin Ilir Meta, Idrizi deklaroi se ai ka një marrëveshje me PD dhe nuk ka nevojë për përfshirje me parti të tjera.

“Sigurisht ne kemi një marrëveshje me PD-në por çdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë. Përveç aleancës me PD-në të potencojmë  apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar“, tha Idrizi.

Më tej kreu i PDIU,  Idrizi tha se opozita ka projektin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme . Ai theksoi gjithashtu se opozita e bashkuar ka tashmë një plan elektoral dhe ekonomik.

“Opozita e bashkuar platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Platformë për programin elektoral. Sot kemi pushtet dhe jo shtet.  

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje.  

Sot nga 120 mijë, kemi 160 mijë të punësuar në shtet, pra kemi 40 mijë persona që janë shtuar dhe janë punësuar në strukturat shtetërore. Janë dhe 27 mijë persona të tjerë që kanë ikur nga puna në mënyrë të padrejtë dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.  

Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetërore, tenderat, asistencën sociale, punësimet etj, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.  

Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. 

Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta”, tha Idrizi.

Pas

Xum Allushi imiton Ijen, shpërthen Bes Kallaku: Tronglli jot thyhet me të parën

Para

E ‘masakruan’ ndërkohë që ishte në çerdhe, nëna tmerrohet nga gjendja e së bijës (FOTO)

Para
E ‘masakruan’ ndërkohë që ishte në çerdhe, nëna tmerrohet nga gjendja e së bijës (FOTO)

E ‘masakruan’ ndërkohë që ishte në çerdhe, nëna tmerrohet nga gjendja e së bijës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.