Disa romanca janë të destinuara të dështojnë! Ky është rasti i një dasme të pazakontë të ndodhur në qytetin e Siligurisë në Indi ku gjatë ceremonisë burri zgjedh të injorojë gruan dhe të vazhdojë lojën e tij në celular. Ai madje nuk ia hedh sytë as dhuratave që të ftuarit tentojnë t’i japin.
Edhe pse çifti ka respektuar zakonet në të veshur, humori i gruas duket përtokë dhe të ndodhte ndryshe nuk kish sesi!
Loja e cila ka fiksuar dhëndrin në një prej ditëve më të rëndësishme është e famshme në mbarë botën dhe quhet: “PlayerUnknoWn’s Battleground”. Plot 100 lojtarë nga e gjithë bota janë në luftë kundër njëri-tjetrit për një mbijetesë digjitale.
Profesionistët ndaj kujdesit shëndetësor kanë bërë me dije se kjo lojë mund të shkaktojë probleme me gjumin tek fëmijët, në punë, shkollë apo t’i bëjë ata të dhunshëm.