Briken Fejzullai ka komentuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale mënyrën se si operon kompania e avionëve ‘Air Albania’ ku sipas tij është kryekëput tallëse ndaj udhëtarëve shqiptarë.
Statusin e tij të ndarë në dy pjesë e nis me një panoramë përgjithësuese ku thotë si në çdo aeroport turk ‘Gate’ i Tiranës është i fundit në rrallë.
Në pjesën e dytë Fejzullai ka ngritur një sërë pyetjesh ku sipas tij e gjithë filozofia e kësaj kompanie bie poshtë me mënyrën se si ajo funksionon me të vërtetë.
Ai thotë që pikë së pari pasagjerët detyrohen të paguajnë çmimin e plotë një kompanie që ofron shërbime law cost.
Ai ngre gjithashtu pyetjet se pse një kompani që ashtëquhet shqiptare i ka broshurat në gjuhën turke dhe angleze dhe shqipja përdoret vetëm për të thënë “lironi koridorin”.
Statusi i plotë i Briken Fejzullait
Status me dy pjesë
Pjesa 1
Edhe në aeroportin e ri të sapo bërë “sefte” të Stambollit, i cili me sy të lirë, më duket katërfishi i gjigandit Ataturk, njësoj si në 99.9% të aeroporteve që operojnë direkt me Shqipërinë; “Gate” për Tiranë, është në cepin më të largët, poshtë, në fund fare, pas Gate-eve për Mogadishu, Baghdad, Dar Al Salam apo Tunis… ku duhet të marrësh si gjithmonë autobusin, i shtypur si sardele, për të bërë 20 minuta rrugë, për të avioni.
Dhe ti kujtohesh që pasaporta jote, vlen më pak se diploma e blerë, e një drejtori Rlindas.
Pjesa 2
Tani disa pyetje të sinqerta kisha unë, si një pasagjer që ndihet i tallur… përpos krenarisë fillestare, për të parë në qiell një avion me ngjyrat e flamurit:
1- Nëse unë biletën e pres me Turkish Airlines dhe paguaj çmimin e plotë të saj për të marrë shërbimin e shkëlqyer që Turkish ofron, përse fluturimin duhet ta bëj të detyruar, me një kompani low cost e cila që në emërtim, marketon një shërbim të reduktuar?
2- Nëse Air Albania është me të vërtetë një kompani shqiptare, përse shumica e (anunçimeve) lajmërimeve në bordin e avionit, bëhet fillimisht në turqisht dhe pastaj në anglisht? Shqip flitet vetëm për t’u thënë pasagjerëve të lirojnë korridorin (para nisjes) apo që të mos çohen, sepse avioni nuk ka ndaluar ende (pas mbërritjes).
3- Përse duke qenë kompani shqiptare, të gjitha produktet në bord janë turke? Nuk kemi ne fabrikë Coca Cola, uji natyral apo qoftë edhe kosi të lëngshëm apo “dhalle” që duhet të përdorim ato të sivllaut të Edvinit?
4- Që kur ne, nuk qenkemi më një vend laik, me tolerancë në besime të ndryshme fetare?
5- E fundit, por jo më pak e rëndësishme:
Përse, e quajnë low cost kur nuk është e tillë, jqr?
Ps. Gjithsesi, të dëgjosh:
“Hello ladies and gentlemen! My name is Bujar and i am the cabin chief” is just PRICELESS!
(j.b/faxweb.al)