Incidenti që denoncoi Berisha vetëm 5 ditë parë për drejtoreshën dhe mësueset e dhunuara gjatë orarit të punës në një shkollë 9-vjeçare në Lundër, nga një prind i dehur duket se kanë marrë prioritet dhe çështja është ndjekur deri në fund nga Fax News.
Për televizionin Fax News veç drejtoreshës së shkollës dhe një mësueseje tjetër të dhunuar nga Bardhi Xixi ka folur dhe mësuesja shtatzënë e cila ka rrëfyer tmerrin e përjetuar.
Ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nga momenti kur ndodhi ngjarja kujton vetëm që dikush e ka tërhequr për krahu dhe më pas asgjë nuk mban mend.
Pas përmendjes mësuesja tregon se koleget janë munduar ta qetësojnë.
Gjithashtu gjatë intervistës ajo është shprehur se të gjithë shtatzaninë e ka pasur me probleme, dhe një veprim i tillë mund të kishte qenë dhe fatal duke e humbur kështu fëmijën e saj.
“Isha dezhurn, dëgjova zhurmën dhe u afrova. Ndërkohë që drejtoresha më tha të largohesha, dëgjova një të qëlluar. Nuk e përmbajta veten, mu errën sytë, ndërkohë jam shtyrë jam përplasur tek muri dhe aty nuk mbaj mend asgjë tjetër. Unë bëra deklaratë në polici, dhe i kam thënë gjërat ashtu siç po i tregoi tani.
Pas incindetit nuk kam pasur asnjë komunikim nga prindi i dehur i cili më dhunoi.
Në momentin e shtytjes më ka kapur ankthi dhe fryma më është bllokuar, nuk mbaj mend më çfarë ka ndodhur. Gjithë ndihma më ka ardhur nga koleget e mia, ato më kanë dhënë ujë me sheqer.”-përfundon mësuesja. Drejtoresha e shkollës në Lundër jo vetëm që e konfirmon dhunën e ushtruar ndaj disa mësueseve të kësaj shkolle nga Bardhi Xixi, por edhe shprehet se ai është liruar nga burgu.
(s.a/faxweb.al)