Koalicioni i Partisë Socialiste “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e kuoalicionit.
Në këtë koalicion të drejtuar nga Parti Socialiste përfshihen 21 parti politike.
Partia Socialiste ka zyrtarizuar me datë 33 Prill koalicionin për zgjedhjet lokale që janë parashikuar që të mbahen në 30 Qershor. Në koalicionin e Ramës do të jenë pjesë 21 parti politike, mes tyre dhe të përhershmit Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo (lexo këtu).
Koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste do të quhet ndryshe dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE).
Partitë anëtare të koalicionit angazhohen që të bashkëpunojnë në çdo nivel politik për maksimalizimin e rezultatit zgjedhor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)