Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jahtme Gent Cakaj, tregoi në “Open” se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë.
Cakaj sqaroi gjithashtu debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.
“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut.
Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh. Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, tha Cakaj.
Në vijum të debatit të ashpër me gazetarin Robert Rakipllari ku ky i fundit tha se Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv, ai i është përgjigjur: “Nëse kam marrë dekoratë apo medalje, jam gati të jap dorëheqjen këtu, në këtë emision”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)