Ish-prezantuesja e radios BBC Kelly Jobanputra ka vdekur në moshën 39 vjeçare pasi u godit nga një tren. Jobanputra ishte nënë e dy fëmijëve të vegjel.
Ajo vdiq në vendin e ngjarjes, në afërsi të stacionit hekurudhor Swindon, Wiltshire, të premten më 26 prill.
Në një intervistë me Advertiser Swindon, familja e saj tha se po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi kur ndodhi incidenti.
Babai gazetares John Stooke tha i përlotur: Jemi të shokuar nga humbja në moshë të re të vajzës sonë. Ishte një person shumë I gjallë, tërheqëse dhe e guximshme.
Rrethanat që vdiq ende nuk janë të qarta dhe derimë tani dyshohet se ka qenë një aksident tragjik.