Gjykata e Prishtinës ka lënë përkohësisht të lirë ish-policin hetues, Vesel Veseli dhe profesorin Shkëlzen.Xh. të dyshuar për përdhunim të një 16 vjeçareje.
Imer Beka , kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është shprehur lidhur me masën për dy të burgosurit: Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak.
Vajza nga Drenasi me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga polici.
Kujtojmë se Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.
Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe një doktor.