Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin Peqin-Elbasan ne fshatin Gjocaj ku janë përplasur dy mjete.
Raportohet se ka vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Burimet zyrtare kanë konfirmuar një viktimë, Fatime Braho, 65 vjeçe, banuese në Korçë.
Të plagosurit dyshohet se janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça,janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.
Policia ka shkuar më herët në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Peqin / Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndëruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtatas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.