Një ditë pas shtyrjes se seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.
Sipas burimeve të Faxweb, ekspertiza ka konkluduar se gjurmët e gishtave të personi që u vra pas përplasjes me Policinë, korrespodojnë me ato të Murataj.
Kjo ekspertizë do të bëjë që Prokuroria të mbyllë dhe dosjen e Muratajt, ndësrsa ai akuzohej dhe për dy grabitje të ndodhura më parë në Rinas.
Kujtojmë se Murataj u vra gjatë një përplasje me armë me Policinë në datën 9 Prill, ndërsa familjarët kërkuan dje që personat që qëlluan ndaj tij të hetohen.
Nëse fillimisht ata ngritën dyshime se Murataj mund të ishte vrarë nga shokët e tij, dje familja përmes avokatit kërkoi që të kishte një hetim mbi punonjësit e FNSH-së.
“Ka 6 të arrestuar për grabitjen por asnjë të arrestuar dhe ndaluar për vrasjen e Admirit”, u shpreh dje avokati.
Avokati Hoxhaj e ka nisur këtë proces me prokurë të posaçme nga vajza e Admir Muratajt. (Lexo edhe ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)