01:36 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk do t’më shohësh më të gjallë”, detaje nga vetëvrasja e 30-vjeçarit në Mat. Pse u frikësua policia

12:15 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me armë në dorë dhe plumbin në gojë, kush është i riu që vrau veten (Foto+Emri)

Një 30-vjeçar i identifikuar si Arjan Hoxha vrau veten ditën e djeshme në Mat, pas një zënke me familjarët e bashkëshortes së tij. “Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten”, këto janë fjalët e fundit që ai ka thënë para se të vriste veten.

Pas zënkave të vazhdueshme me bashkëshorten, mesditën e djeshme, i riu që ishte në kërkim për “dhunë në familje”, ka udhëtuar nga qyteti i Klosit drejt fshatit Plan i Bardhë.

Pasi ka mbërritur në familjen Ndoj, me një armë në dorë ka hyrë në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi dhe janë dëgjuar zënkat, fqinjët i kanë telefonuar Policisë së Klosit, duke thënë se “Një person me armë ka hyrë në shtëpinë e Xh.Ndojit”.

Fillimisht ka debatuar me vjehrrën dhe pastaj edhe me gruan, madje këtë të fundit, sipas dëshmive, e ka goditur me grushte e shkelma, madje e ka shtrënguar me duar në fyt.

Pasi ka parë që Policia po afrohej, duke u larguar nga shtëpia buzë Rrugës së Arbrit, Hoxha ka thirrur me zë të lartë “Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten” dhe pas kësaj, brenda pak minutave është dëgjuar një krismë arme.

Efektivë të Sektorit të Policisë Klos kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se Arjan Hoxha kishte vrarë veten afro 150 metra larg banesës së familjes Ndoj.

“Kemi dëgjuar një krismë arme dhe ka mundësi që Arjan Hoxha të ketë vrarë veten”, janë shprehur fqinjët e familjes Ndoj. Të mbështetur dhe nga efektivë të Komisariatit Mat, efektivët e Klosit kanë krehur me kujdes zonën dhe buzë një përroi kanë gjetur të pajetë 31- vjeçarin, të cilin banorët e Planit të Bardhë e thërrisni Ari Hoxha, shkruan Panorama.

“Fillimisht kishim frikë se Hoxha do të qëllonte mbi forcat e Policisë”, thanë drejtues të Sektorit të Klosit. “Na thanë se kishte rrahur keq vjehrrën dhe bashkëshorten dhe kishte dalë nga shtëpia duke deklaruar se do të vriste veten. Mësuam se ishte dëgjuar një krismë arme, por nuk ishim të sigurt se Arjan Hoxha ishte vetëvrarë. Duke kontrolluar territorin, e gjetëm buzë një përroi të mbuluar në gjak. Kishte një plagë në gojë dhe automatikun e kishte pranë trupit”, sqaruan zyrtarët e Policisë Klos.

Mësohet se tri ditë më parë, viktima Arjan Hoxha kishte debatuar me vjehrrën dhe bashkëshorten, madje i kishte kërkuar kësaj të fundit të kthehej pranë tij, bashkë me vajzën 1-vjeçare.

Ky debat vinte dy ditë pasi bashkëshortja kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat urdhër mbrojtjeje, pasi Hoxha e dhunonte herë pas here gruan e tij. Nga ana tjetër, vetë 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia për veprën penale “Dhunë në familje”. Në profilin e tij, i riu nga Klosi kishte postuar edhe foto me armë.

Etiketa: ari hoxhaArjan Hoxha
Pas

Shkëlzeni pranoi që e tradhëton, Armina Mevlani publikon mesazhet mes tyre

Para

Facebook përjashton individët e rrezikshëm (EMRAT)

Para
“Tronditen” mediat sociale, Facebook, Instagram dhe Whatsapp në kaos

Facebook përjashton individët e rrezikshëm (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.