11:26 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra në ish-Bllok, Gjykata liron Ervis Martinajn me garanci 5 milionë lekë

17:25 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon seanca, ja vendimi që u mor për Ervis Martinajn

Gjykata ka liruar Ervis Martinajn, një nga të akuzuarit dhe i vetmi i mbetur në qeli për masakrën e ish-Bllokut në 4 tetor të vitit të shkuar. Burime për Faxweb bëjnë me dije se Martinaj ka lënë qelinë duke fituar kështu lirinë deri në fund të hetimeve pasi ka paguar një garanci prej 5 milionë lekësh.

Për ngjarjen e ndodhur 6 muaj më parë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, Prokuroria mori në hetim 8 persona.

Nga këta, 4 janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, dy vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa në burg mbahej vetëm Ervis Martinaj. Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi vitin e kaluar në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, komandoja Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari.

Masakra
Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti midis grupit të Ervis Martinajt (Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha) me Ervin Matën dhe Mervjol Bilon, në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut, u qëllua me armë zjarri, dhe si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje u shpall fillimisht Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës) i cili u vetëdorëzua disa javë më pas dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit), i cili u shpall gjithashtu në kërkim.

Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Etiketa: Ervis Martinajlirohetmasakra ish-bllokpaguan 5 milione leke
Pas

Rama asnjë fjalë për Ditën Botërore të Medias, por nuk ‘harron’ opozitën: Ç’komedi e zymtë me djegësit e rrahësit…

Para

Potencialet turistike/ Tare: Shqipëria ende nuk ka gjetur një model turizmi

Para
Potencialet turistike/ Tare: Shqipëria ende nuk ka gjetur një model turizmi

Potencialet turistike/ Tare: Shqipëria ende nuk ka gjetur një model turizmi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.