Vetëm disa ditë para shpalljes së kandidaturave për kryetarë të bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit, në Durrës duket se PS ka vendosur të kandidojë një kandidate femër bëjnë me dije burime për Faxweb.al.
Duke qenë se opozita ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, Rama ka vendosur që të tërheqë kandidaturën e Spartak Kovacit dhe në vend të tij me shumë gjasë do të jetë Milva Ekonomi ose Klodiana Spahiu.
Në fakt kandidatura e Kovacit ishte menduar si kandidatura më e mirë në kushtet e një fushate normale ku edhe opozita të merrte pjesë në zgjedhje me kandidatin e saj.
Duke qenë se tashmë nuk ka garë dhe zgjedhjet janë formale, PS ka vendosur vetëm pak ditë para afatit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve që të jetë një grua që të pasojnë emrin e Vagjush Dakos për kryetar të bashkisë Durrës.
Kujtojmë se emrat përfundimtarë që PS do të garojë në të gjitha Bashkitë e vendit, do të bëhen publikë në datën 13 Maj, ku padyshim që priten e edhe surpriza. Nga ana tjetër në disa prej Bashkive si Tirana, Vlora, apo Korça, apo Fieri Rama ka rikandiduar drejtuesit aktual të Bashkive. (LEXO EDHE KETU)
Një pjesë e kandidatëve që do të garojnë nën siglën e PS-së janë deputetë aktual në Kuvend, dhe do të lënë mandatet.
Rakip Suli të lërë mandatin për të kandiduar në Kamëz, Ilir Xhangolli në Pogradec, Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Nuri Belba në Përrenjas
(E.K/FAXWEB.AL)