Pas bujës që bëri në media lajmi për vendosjen e tabelave në gjuhën greke në Bashkinë e Finiqit, dhe reagimit të qytetarëve duket se policia e shtetit ka marrë për heqjen e tyre.
Sipas burimeve, në një aksion të ndërmarrë mbrëmjen e djeshme nga polica në këtë zonë janë hequr të gjitha tabelat në gjuhën greke duke e lënë zonën pa sinjalistikë rrugore.
Kujtojmë se për një fakt të tillë ka reaguar pasditen e djeshme edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i cili e ka cilësuar një akt të tillë provokim të pastër ndaj shtetit shqiptar, ndërsa është shprehur se kjo është një paaftësi e qeverisë dhe se gjithçka është bërë me lejen e kryeministrit Rama. (lexo këtu)