Ish-deputetja e PE-së, Doris Pack ka qenë pak më parë pjesë e takimit të mbajtur nga aktorët dhe aktivistë të Aleancës për Teatrin. Në takim përballë të pranishmëve dhe mediave ish deputetja europiane është e shprehur e keqardhur për idenë e shembjes së Teatrit duke e krahasuar këtë të fundit me Katedralen e “Notre Damit” për nga rëndësia që ai paraqet për historinë e kulturës shqiptare.
Ajo është shprehur se kryebashkiaku Veliaj duhet ta rishikojë edhe një herë vendimin për shembjen e teatrit, duke i kujtuar atij se në atë teatër janë investuar fonde edhe nga Bashkimi Evropian. Duke dhënë mbështetjen e saj të plotë për kauzën e teatrit si një kauz e drejtë dhe paqësore , sikurse është shprehur ajo, Pack po ashtu nuk ka nguruar ti bëjë një apel kryeministrit Rama që të ndryshojë mendim për për çështjen e Teatrit duke u shprehur se ky objekt është shpirti i Tiranës.
“Të gjithë jemi tronditur nga djegia e katedrales së “Notre Damit” 2 javë më parë. Unë nuk po e krahasojë Notre Damin me Teatrin Kombëtar, por ajo është një ndërtesë e cila duhet ruajtur dhe t’i tregoni për të fëmijëve tuaj. Edhe mua kur vijë në Tiranë më prek në zemër sepse kur vjen në Tiranë shikon vetyëm ndërtesa të larta të cilat nuk përfaqësojnë kulturën e Shqipërisë.
Kreu i Bashkisë dhe të gjithë duhet ta rikonsiderojnë vendimin për shembjen e tij. Në teatër janë investuar fonde edhe nga BE, kështu që aty janë edhe taksat tona.
Kryeministri është i interestuar për çështjen e artit dhe si i tillë këtë gjë duhet ta tregojë me çështjen e teatrit. Unë nuk mund t’ju them me shumë sesa jam në mbështetje të protestes suaj për ruajtjen e teatrit e cila është një protest paqësore për një kauzë paqësore.
Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë vendimin e kryeministrit për rrëzimin e Teatrit, por nëse do të më pyesnit mua, unë mendoj përmes një referendumi që duhet marrë mendimi I qytetarëve nëse ata dëshirojnë godinën e teatrit apo tulla.
Unë nuk arrijë ta kuptojë se si ju po protestoni kaq gjatë dhe njerzit që kanë përgjegjësi për këtë nuk reagojnë. Dhe ajo që më tërbon më shumë është se KE i cili pati vitin e trashgimisë kulturore vitin e shkuar nuk jep përgjigje për këtë. Duhen pyetur deputetët evropia: “Si do të reagonin nëse një gjë e tillë do të ndodhëte në shtëpinë e tyre”.
Unë nuk jam këtu për çështje politike, mund ta bëjë po nuk dua ta bëjë. Unë jam këtu për teatrin, kjo çështje mund të zgjidhet shumë qetësisht. Ky është një teatër me një kopësht dhe një rrugë të financuar nga Bashkimi Evropian, pse nuk mund ta mbajmë? Ai është zgjedhur si objekt për të mbrojtur trashgiminë e shqiptarëve. Nuk e kuptoj se si kryeministri mund të lejohet të marrë trashgiminë e shqiptarëve. Unë mendojë se kjo nuk është një çështje politike, por më shumë kulturore ku të gjithë duhet të reagojmë, qytetarë këshilltarë bashkiak…
Unë po e përsërisë kjo që po ndodh nuk është moral, kjo po thyen çdo norme morali. Këta janë disa njerëz që duan ta marrin dhe të ndërtojnë kulla.”
E pyetur nëse ajo ka ndonjë sygjerim për protestën e atristëve dhe aktivistëve të teatrit, Pack është shprehur se:
“Unë mendojë se nuk duhet të ndalet protesta sepse ndoshta në fund kryeministri do ta kuptojë që ka dhunuar jetën dhe të drejtën tuaj. Unë unë i bëjë një apel kryeministrit që të reagojë.
Unë jam këtu jo si një politikane, por si një person që i pëlqën Shqipëria dheTirana. Unë i bëjë një apel kryeminisrit Rama që të ndryshojë mendim për këtë çështje sepse Teatri është shpirti i Tiranës.”
Ndërkohë gjatë takimit të sotëm, aktorët e kanë emëruar ish-deputeten europiane si përfaqësuesen e tyre në Evropë.