Pas aksionit të ndërmarrë mbrëmjen e djeshme nga ARRSH në bashkëpunim me forcat policore nga Gjirokastra edhe Saranda, Policia e Shtetit ka publikuar një video në të cilën tregohen pamjet e aksionit.
Në rrugën lidhëse midis Qafës së Muzinës edhe Sarandës janë hequr të gjitha tabelat me mbishkrime greke, ndërkohë që tabelat me mbishkrime në gjuhën shqipe janë të gjitha aty në vendet përkatëse.
Po ashtu, burime bëjnë me dije se aksioni i policisë për heqjen e tabelave ka hasur në përplasje midis forcave policore dhe policisë bashkiake të Finiqit, ku Bashkia e Finiqit mesa duket e ka cilësuar aksionin e policisë antiligjor dhe është munduar ta ndalojë atë.
Të pyetur në lidhje me këtë çështje banorët e Finiqit jashtë kamerave e quajnë të jashtëligjshme këtë veprim të forcave policore duke shtuar se një akt i tillë si heqja e tabelave natën s’është gjë tjetër veçse akt vandalizmi.
Sipas banorëve tabelat janë një pasuri e kombit, edhe të gjitha aksionet dhe qëndrimet “Pro” heqjes së tyre janë akt vandalizimi. Ata shprehen se një vendim i tillë është marrë ndërkohë që kryebashkiaku është që para 6 ditësh në Gjermani. Ndërsa po ashtu thonë se ndërprerja e energjisë elektrike dje që prej orës 11:30 deri në 16:00 është akt i qëllimshëm.
Ndërkohë kujtojmë se në një shpjegim të dhënë ditën e sotme përmes një njoftimi ARRSH, konstatoi se arsyeja e heqjes së tabelave është për shkak se ato ishin jashtë kushteve teknike dhe përbënin rrezik për aksidente. (lexo këtu)