Gjovalin Shqalshi kryetar i partisë ‘Personat me Aftësi të kufizuara’ ka folur për Fax news për pengesat që kjo si parti po has nga KQZ për regjistrimin e partisë dhe kandidatëve në zgjedhjetvendore që janë planifikuar të mbahen në qershor
“Kemi bërë kërkesa që partia ‘ Personat me Aftësi të kufizuara’ të futet pa sanksione dhe barriera burokratike në garë. Nuk mund t’i them një invalidi që të dalë të mbledhë firma për të qenë pjesë e demokracisë dhe për të votuar për të drejtat e tij. Ne nuk kemi asnjë lloj përgjigje nga KQZ. Jemi të diskriminuar. Ligji aktual është një ligj xhungle ku na kërkohen thjesht votat.” u shpreh Shqalshi.
Shqalshi është shprehur se është e pamundur të mblidhen firmat që KQZ kërkon dhe se kjo kërkesë i ka ardhur vetëm 3 ditë më parë.
“Nga KQZ na është kërkuar para 3 ditësh të mbledhim 5 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo gjë është e pamundur sepse nuk i mbledhim dot. Në Shqipëri nuk ka ligj që të na lehtësjnë mënyrën se si votojmë” vijoi më tej Gjovalin Shqalshi.
Ai tha gjatë intervistës me gazetaren e Fax news Eksiola Shehu se nëse nuk gjejnë zgjidhje për këtë situatë ata do dalin në grevë kombëtare. Ai nënvizon më shumë se një herë se janë një shtresë shumë e diskriminuar.
“Kemi thërritur Kuvendin Kombëtar dhe nëse nuk gjejmë zgjedhje do bëjmë një grevë kombëtare. Ka 21 vite që ka diskriminim të plotë ndaj nesh. Jemi të pambrojtur dhe të shkatërruar nga ky sistem. Jemi pa shpresë” tha Gjovalin Shqalshi.
Më tej Gjovalin Shqalshi tha që institucionet pasojnë te njëri tjetri përgjegjësitë e veta.
“KQZ më ka drejtuar në Prlament dhe ata më kan drejtuar te Ministria e Drejtësisë. Duhet të kthejnë sytë nga ne si shtresa më e vuajtur që jemi. Një komb I fortë është kombi që ka një shtet human. Nuk po kërkojmë tendera. Ata po i bëjnë me gjakun tone se ne kemi lënë gjakun për të ndërtuar Shqipërinë po përsëri nuk po kërkojmë gjëra luksi.”
Në fund kryetari i partisë ‘Personat me Aftësi të kufizuara’ tha që në Bashkitë ku kanë përfaqësues ka një trajtesë më të mire të problemeve të personave me aftësi të kufizuara.
“Për të qenë të fortë këta kthejnë njerzit në viktima dhe të parët që preken jemi ne. Në zgjedhjet e 2017 koalicioni i Rilindjes na larguan si parti. Ne kemi 5 këshilltarë në Bashkitë e vendit. Në vendet ku kemi përfaqësi ka një trajtim më të mirë të shtresës sonë. Ne njoftohemi nga tad he kemi mundësi ti japim zgjidhje” përfundoi Gjovalin Shqalshi.
(j.b/faxweb.al)